Fillojnë përgatitjet e protestës për ngjarjen në Drenas që tronditi opinionin

Lajme

Fillojnë përgatitjet e protestës për ngjarjen në Drenas që tronditi opinionin

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:37
Përgatitja për protestë

Kanë filluar përgatitjet për protestën që pritet të mbahet të premtën, më 8 janar lidhur me rastin e keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares. Organizatorët e protestës janë duke punuar slloganet me të cilat do të protestojnë para stacionit policor në Drenas më datën 8 shkurt.

Protesta është organizuar nga shoqëria civile e Drenasit dhe do të mbahet me 8 shkurt ditën e premte. Sipas njoftimit marshi protestues nisë nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vazhdon rrugës kryesore deri tek stacioni policorë në Drenas.

“Keqtrajtimi i kësaj të miture është sulm direkt ndaj të gjitha parimeve ligjore dhe morale, por mbi të gjitha, është mbjellje e frikës për të gjithë nxënësit aktual dhe gjeneratat e reja që do të vijnë. Prandaj, është koha tani ose kurrë që t’i dalim në mbrojtje viktimës dhe të sigurohemi që fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kjo është e vetmja formë që shoqërisë sonë t’i kthehet besimi në institucionet tona”, thuhet në thirrjen për protestë.

Një grup i aktivistëve në Prishtinë kanë mbajtur një takim ku kanë filluar përgatitjet për protestën që është planifikuar të mbahet nesër.

Image

 

Ata kanë përgatitur edhe pankarta për protestën në Drenas, në të cilat shkruhet “S’je hetues por përdhunues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat