Rol i i pazëvendësueshëm i Eliot Engelit në çështjet shqiptare, veçmas të Kosovës

Lajme

Rol i i pazëvendësueshëm i Eliot Engelit në çështjet shqiptare, veçmas të Kosovës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:28
Ilir Meta dhe Eliot Engel

Presidenti Meta falënderoi kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendësueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Presidenti Meta shprehu besimin se Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, – u shpreh presidenti Meta.

Kongresmeni Eliot Engel siguroi presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat