Voton dy herë me kusht, ja çfarë vendimi merr gjykata

Lajme

Voton dy herë me kusht, ja çfarë vendimi merr gjykata

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër, A.B., për veprën penale “keqpërdorim i të drejtës së votimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më datën 22 tetor 2017, gjatë zgjedhjeve lokale, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit  me kusht, i njëjtit  më vonë voton prapë me kusht në Kpuz të Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.

Prokurori i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat