Nxënësi i “vulos” në dorë shenjën “U” vajzës shqiptare në Kroaci, babai i saj thotë se janë cak sulmi pasi janë shqiptarë

Lajme

Nxënësi i “vulos” në dorë shenjën “U” vajzës shqiptare në Kroaci, babai i saj thotë se janë cak sulmi pasi janë shqiptarë

Nga: F.B Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:06
Adem Shala dhe vajza e tij

Një nxënës i ka “vulosur” në dorë shënjën “U” një vajze shqiptare dhe i ka thënë se tash mund të lavdërohet se është ustashe, shkruan “Zadarski List”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo ka ndodhur në Shkollën Ekonomike – biroteknike dhe tregtare në Zarë ku një nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme me mjet të nxehtë i ka “vulosur” shkronjën U  koleges së tij femër dhe një shoku të tij.

Kryesit të dhunës nuk i ka mjaftuar ajo, por e ka kërcënuar edhe me vdekje vajzën, ndërsa prindi i saj ka thënë se personi i njëjtë më herët ia ka rrahur edhe vajzën tjetër shkruan, Indeks.hr.

Image

“Tëmija është e frikësuar dhe nën stres. Sot nuk ka mundur të shkojë në shkollë sepse mbrëmë përsëri ka marrë kërcënim me vdekje nga personi i njëjtë”, ka thënë prindi i së miturës  Adem Shala.

Ai ka thënë se policia është e njoftuar me rastin, ndërsa shkolla nuk po ndërmerr asgjë.

“Ai djalë ka kohë që është problematik. Njëherë më herët e ka rrahur dhe përgjakur keq vajzën tjetër, që e përgjakur ka ardhur në shtëpi. Është e tmerrshme kjo që ndodh në atë shkollë, ndërsa askush nuk ndërmerr asgjë. Ky është sulm në vajzën time vetëm pse jemi shqiptarë. Për këtë edhe ia ka shkruar shkronjën “U” dhe i ka thënë se tash mund të lavdërohet se është ustashe", ka thënë prindi i shqetësuar.

Ai ka shpjeguar se dhunuesi i mitur fillimisht i ka kërkuar vajzës së tij 10 kuna ose do ja kallte xhaketën.

Vajza ia ka dhënë 10 kuna, por ai megjithatë ja ka kall xhaketën. Pastaj gjatë kohës së mësimit me mjet të nxehtë ka tentuar që në fytyrë të shkruaj shkronjën “U”, por ajo ia ka dal të largohet.

Pastaj atë e ka vulos në dorë dy herë, ndërsa sipas dëshmisë këtë në fyt ia ka bërë edhe një kolegu.

“E kanë kërcënuar se këtë nuk guxon askujt të ja thotë dhe nga frika ajo ka hesht. Por kur kanë pasur edukatë fizike, profesoresha e ka vërejtur lëndimin. Ia ka lyer plagën dhe eka paraqitur tek kujdestarja", ka thënë i tmerruar babai i 15 vjeçare për jetën e fëmijëve të vet.

Ky incident mësohet të ketë ndodhur në kohën kur nxënësit ishin në klasë raporton Zadarski list.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat