Më në fund për rastin e policit që abuzoi seksualisht, reagon edhe Albin Kurti

Lajme

Më në fund për rastin e policit që abuzoi seksualisht, reagon edhe Albin Kurti

Nga: K.M Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Lideri i Vetvendosje, Albin Kurti

Kurti përmes profilit të tij në facebook ka reaguar për rastin e dhunimit të 16 vjeçares njëherë nga mësuesi e më pas edhe nga polici, në reagimin e tij kryetari I VV është shprehur I tronditur nga kjo ngjarje duke thënë se, kështu ndodhë kur njerëzit që mbajnë përgjegjësi insitucionale e ngatërrojnë apo e përziejn punën profesionale me krimin.

Ja postimi i plotë i tij

Rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të një qytetareje në moshë minore, i cili u publikua së fundmi, më ka tronditur. Abuzimi i saj, fillimisht prej mësuesit e më pas prej policit ku kishte shkuar të gjente mbrojtje, të trishton. Kjo është gjendja ku e kanë prurë shtetin dhe shoqërinë njerëzit që e kanë bërë njësh detyrën zyrtare e profesionale me krimin e kthyer në rutinë të përditshme, njerëzit që bëjnë çfarë të tjerët as s'e imagjinojnë dot vetëm pse munden, njerëzit që e dinë se ata nuk i ndjek ligji kurse viktimat e tyre nuk do t'i mbrojë ligji.

Ne duhet të tregojmë se shumica jonë nuk e duron abuzimin e atij që ndodhet në pozitën e të dobëtit. Shumica e mësuesve, shumica e policëve, shumica e mjekëve, shumica e qytetarëve, duan dhe do të solidarizohen me më të dobëtit. Prandaj e përkrah protestën qytetare, e më vjen keq që nuk jam aty, sepse gjendem në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut.

Kulturën e pandëshkueshmërisë, kulturën e abuzimit me pushtetin, e kemi peshqesh nga një lloj i caktuar politikanësh që kanë qeverisur deri më sot. Pushteti i tyre krijon lejen e abuzimit me të dobëtin, të varfrin, gruan, vartësin, minoritarin, sipas modelit mujshar të pushtetit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat