KMSHK iu bën thirrje medieve të kenë kujdes gjatë raportimit me rastet e ndjeshme

Lajme

KMSHK iu bën thirrje medieve të kenë kujdes gjatë raportimit me rastet e ndjeshme

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:07
KMSHK

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës duke shprehur indinjatën e thellë me rastin e ngjarjes së rëndë në Drenas e që ka të bëjë me abuzimin seksual të një të miture, u bënë thirrje mediave që të kenë kujdes maksimal gjatë raportimit të tyre, duke mos shkelur Kodin e Mediave të Shkruara.

Moszbulimi i identitetit të fëmijëve dhe të miturve paraqet rregullën themelore në mbrojtje të tyre, ndërsa publikimi i panevojshëm i informatave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që mund të zbulojnë identitetin e tyre paraqet shkelje të rëndë të etikës së gazetarisë.

 

KMShK gjithashtu kërkon që në këto raste, trajtimi i rrëfimeve të tragjedisë personale duhet të zhvillohet me kujdes, ndërkohë që ndaj individëve të prekur nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi dhe diskrecioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat