Avokat Ngjela: Rama e Thaçi duan luftë

Lajme

Avokat Ngjela: Rama e Thaçi duan luftë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:27
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka thënë mbrëmjen e sotme se Rama e Thaçi duan destabilizimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

I ftuar në emisionin '360 Gradë', Ngjela theksoi se të dy liderët duan luftë që të marrin paratë e tyre dhe të ikn, por kjo nuk do të ndodhë sipas tij.

'Atë duan këta. Ta kalojnë në Parlament. Ta fitojnë dhe të sjellë destabilizimin. Destabilizimi i Kosovës sjell destabilizimin e Shqipërisë. Këta janë lider të korrupsionit shqiptar. Marrin paratë dhe ikin. A mund të lejohet destabilizimi i Kosovës? Po e pranoi Parlamenti, ngrihet populli tha ajo (Edi Tahiri). Pyetja ime është e do luftën Thaçi me Ramën? Po e duan. A mund të ndodhë? Nuk do të ndodhë!', tha ndër të tjera avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat