Ramiz Lladrovci padi për shpifje dhe dezinformata Xhavit Drenorin

Lajme

Ramiz Lladrovci padi për shpifje dhe dezinformata Xhavit Drenorin

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Ramiz Lladrovci, Xhavit Drenori

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka bërë padi ndaj ish-asambleistit komunal Xhavit Drenori për shpifje dhe dezinformata, ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë

Sapo kam deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori, i cili situatën tejet të rënduar në komunën tonë, e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata.

Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të mediave me shpifje e insinuata të turpshme.

Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat