Shtatë fshatra të Kurshumlisë në Serbi pa asnjë banor

Lajme

Shtatë fshatra të Kurshumlisë në Serbi pa asnjë banor

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:32
Foto

Ai është Milosh Iliq (75 vjeçar). Por ky nuk është fshati i vetëm në atë anë në këtë gjendje e i cili kërcënohet me zhdukje, shkruan agjencia serbe e lajmeve Beta.

Në komunën e Kurshumlisë deri më tash janë shuar shtatë fshatra e po të mos ishte malësori Milosh Iliq, Parada do të ishte fshati i tetë pa banorë.

Miloshi thotë se është i vetmi që ka mbetur për ta ruajtur traditën, kujtimet e kujtesën për fshatin dikur përplot jetë e pas tij edhe ky fshat do të mbetet në harresë sikur dhe shtatë fshatrat tjera të braktisura të Kurshumlisë.

"Kur kam qenë i vogël, vetëm në shtëpinë time kanë jetuar 15 anëtarë, ndërsa në fshat 500 banorë. Kurrë nuk më ka shkuar mendja se një ditë do të mbetem i vetmi në fshat dhe në ditët e pleqërisë. Nuk ka ditë që nuk derdh lot dhe që nuk ndiej dhembje e pikëllim”, rrëfen Milloshi.

i ka vdekur para shumë vitesh, tre djemtë morën plaçkat dhe shkuan në mërgim e Milloshi mbeti i vetëm, transmeton Koha.net.

Fasada në 15 shtëpitë e grumbulluara në fshat, pasqyron të kaluarën e bujshme dhe të pasur të fshatit. Secila shtëpi është e njëjtë, ka të njëjtën madhësi, të njëjtën renditje të dhomave e po ashtu edhe numër të njëjtë dritaresh. Nëpër sokakët e ngushtë të fshatit, dikur përplot me fëmijë, nuk mund të kalohej nga qerret me qe e me shumë bagëti.

Tani nëpër barin e keq që ka mbuluar sokakët, shihet vetëm ndonjë fërkem i Milloshit. Dhe vetë emri i fshatit flet për të kaluarën e tij historike të bujshme.

"Këtu gjithmonë ushtria ka bërë paradë. Gjatë kohës së turqve, para dhe pas tyre. Ndoshta ky ka qenë vend i rëndësishëm, sepse pas kodrës, është Kosova, prandaj edhe janë bërë paradat. Për këtë arsye fshati quhet Paradë", ka thënë Milloshi.

Nga Kurshumlia është larg rreth 40 kilometra, strukur ndërmjet kurorave të degëzuara të shpateve të Kopaonikut. Vendbanimi i parë më i afërt i Paradës është Banja e Lukovës nja 10 kilometra larg.

Nuk ka sinjal as për telefon dhe as për televizion.

"Askush nuk është munduar të sigurohet sinjal , e edhe për kë ta sigurojnë? Kur më bie malli për djemtë e nipërit, dal në kodrën tjetër, rreth një orë ecje, gjej sinjal dhe i thërras nipat", rrëfen Milloshi duke fshirë lotët me mëngët e grisura të xhemperit.

Rrallë sheh njerëz, ndonjëherë gjuetarë e mbledhës kërpudhash, nuk ka me kënd të flasë.

Jeton nga një pension modest bujqësor, e shtyn nga fillimi deri në fund të muajit. Blen artikuj për disa muaj dhe për to shkon këmbë në Kurshumli.

"Ka gjashtë muaj që nuk kam takuar e nuk kam parë njeri, sot vetëm juve, gazetarëve. Kurrë nuk pres të më shpenzohen gjërat ushqimore. Në Kurshumli shkoj këmbë nëpër male. Në qytet arrij pas shatë orë udhëtimi nga njëra anë. I ngarkoj ushqimet në shpinë dhe i sjell në shtëpi”, thotë Millosh.

Nuk i nevojiten shumë ushqime, vetëm ato themeloret, e për të tjerat pensioni nuk i mjafton. Dimri, thotë, për të është më i vështiri, në këtë kohë nuk ka nga të shkojë. Ndërmjet katër mureve, me mendimet për nipërit.

"Nganjëherë më shkon mendja se ata janë nisur drejt meje. Dhe nisem t’u dal përpara, ndërsa rrugës shoh vetëm fërkeme ujqish e arinjsh”, thotë me ofshamë të rënduar plaku duke mbuluar fytyrën me duar të çara.

Kryetari i Kurshumlisë Radolub Vidiq thotë se ka janë edhe disa fshatra me nga një banor dhe rrezikohet shuarja e tyre.

"Shumë fshatra janë në fazën e zhdukjes dhe ky është problemi më i madh i komunës. Shpërngulja që ka filluar në vitet e 50-ta të shekullit të shkuar vazhdon edhe më. Përpiqemi t’iu ndihmojmë atyre që kanë mbetur në fshatra, por është shumë vështirë, pasi atje ka vetëm të moshuar ", thotë Vidiq.

Komuna e Kurshumlisë deri te fshatrat ku kanë mbetur pak më shumë banorë, ka ndërtuar rrugët dhe ka ndarë subvencione bujqësore për t’i motivuar të rinjtë që të mos i braktisin fshatrat por edhe të kthehen në to.

Deri më tash shtatë fshatra janë shuar krejtësisht, janë pa banorë. Nëpër fshatrat ku ka pak banorë dominojnë shtëpitë e rrënuara dhe toka me bar të keq të rritur.

Shpesh mund të shihen tabela me mbishkrimin “Shtëpia dhe toka në shitje”, kryesisht me çmime shumë të lira. Blerës nuk ka, të rinjtë nuk kthehen , askush nuk dëshiron të jetojë pa kushtet elementare.

Milosh Iliq, edhe po të ketë ku të shkojë, nuk do të shpërngulen. Thotë se ka shëndet të mirë dhe edhe një kohë të gjatë i vetëm do ta dëgjojë erën tek përbirohet me ushtimë nëpër shtëpitë e braktisura dhe ujqërit nga mali. I vjen keq që pas tij fshati do të shuhet, edhe pse Parada ai ka qenë njëri nga fshatrat më të mëdhenj e më të pasur në Kurshumli .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat