E vendosën flamurin kombtarë në xhami, marrin gjobë nga shteti serb

Lajme

E vendosën flamurin kombtarë në xhami, marrin gjobë nga shteti serb

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Fshati Miratoc komuna e Preshevës

Në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës në xhamin e fshatit me rastin ditës së flamurit, fshatarët kanë vendosur flamurin kombëtarë, pas disa muajsh, saktësishtë sot, kryetari I xhamis pas faljes së namazit të “xhumasë” ka dal para xhematit dhe u ka kumtuar lajmin se janë dënuar me 50 000 dinarë (400 euro) xhamia si institucion si dhe 5 000 dinarë (40 euro) hoxha si person përgjegjës.

I kontaktuar nga “Bota Sot” kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Ragmi Mustafa e ka dënuar këtë akt duke thënë se  “Edhe pas kaq vitesh, Beogradi nuk po heq dorë nga mënyra e saj e funksionimit, apo më mirë me thënë mos funksionimit të demokraciës në raport me pakicat. Këtë çështje e kemi ngritur edhe më herët, por duhet ta kemi parasyshë Beogradi nuk është i interesuar të ketë raporte të mira me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo tregon vetëm për nevojën e madhe për paqe, dhe se nuk heqim dorë nga identiteti ynë dhe ajo çfarë jemi në të vërtet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat