Serbi kanë hapur restorant që u shërben vetëm shtetasve të shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

Lajme

Serbi kanë hapur restorant që u shërben vetëm shtetasve të shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Serbi kanë hapur restorant që u shërben vetëm shtetasve të shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

Shteti dhe qytetarët e Serbisë nuk zgjedhin mjet për të luftuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ivica Dacic si ministër i Jashtëm, hapur lobon kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës duke pretenduar se po i heq disa njohje që Kosovës i kanë ardhur nga disa vende të largëta Afrikane.

E pa u ndikuar nga kjo politikë destruktive e politikanëve serb, nuk kanë qëndruar as qytetarët e biznesmenët që veprojnë në Serbi.

Një pronar restoranti, ka vendosur që klientëve të tij t’iu shërbej vetëm specialitete e ushqime të vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Menyja e këtij restoranti që gjendet në Beograd përcaktohet nga politika. Sipas një punëtori që punon në këtë restorant, që nga viti 2017 kanë vendosur që të shërbejnë vetëm gatime të shteteve të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ne përgatisim specialitete nga 65 vende të ndryshme të botës, 13 prej të cilave tashmë kanë një vend special në meny, pasi e kanë tërhequr njohjen për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat