Saqipi: Demagogjia e fushatës presidenciale në Bujanoc! - Bota Sot
Saqipi: Demagogjia e fushatës presidenciale në Bujanoc!

Lajme

Saqipi: Demagogjia e fushatës presidenciale në Bujanoc!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 08:09
Nexhmedin Saqipi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten e 8 shkurtit në Bujanoc e filloi fushatën me moton “E ardhmja e Serbisë”, e paraparë të zhvillohet në 29 rrethe sa i ka krejt Serbia.

Rrethi i Pçinjit, ku bënë pjesë administrativisht edhe Komuna e Bujanocit, ishte pikënisja e promovimit të fushatës së presidentit Vuçiq, i cili arriti të grumbulloj një mijë qytetarë kryesisht militantë të partisë së tij dhe disa romë. Gjithashtu, në agjendën e vizitës së presidentit Vuçiq ishte edhe fshati Levosojë, vendbanim serb, me të cilët bisedoi për mundësinë e investimeve në këtë komunë, duke llogaritur në zgjerimin e kapaciteteve në Fabrikën Jumko, Gumoplastikën, Banjën e Bujanocit e investime të tjera, për mbijetesën e serbëve në këtë komunë, për të mos u shpërngulur.

Lidhur me vizitën e presidentit Vuçiq, në Bujanoc, shkëputëm një deklaratë nga Koordinatori i shoqërisë civile, Nexhmedin Saqipi, i cili një fushatë të tillë më shumë e quan demagogjike se sa pragmatike për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të kësaj komune dhe më gjerë.

Image

“Presidenti Vuçiq, fushatën e tij e ka filluar me Bujanocin, duke anashkaluar Preshevën, që të dyja këto komuna bashkë bëjnë pjesë në Rrethin e Pçinjit dhe më këtë veprim, ai,  ka bërë ndarje mes vendbanimeve sipas përkatësisë nacionale. Edhe tubimi me qytetarë ka kaluar në këtë frymë, duke i ndarë ata sipas përkatësisë etnike. Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucionalë shqiptarë në këtë fushatë, tregon se presidenti Vuçiq, nuk është i interesuar për zhvillimin e bashkëjetesës mes etniteteve në këtë rajon multietnik”, theksoi Nexhmedin Saqipi.

Në vazhdim, ai, shtoi se fushata me moton “E ardhmja e Serbisë”, ishte e paraparë vetëm për popullatën serbe, për t’i trimëruar ata që të qëndrojnë në këto komuna me shumicë shqiptare. Duke u premtuar serbëve lokalë fabrika, zhvillim dhe punësim, presidenti Vuçiq na kujtojnë fabrikat nacionale dhe partiake që ndërtonte dikur diktatori  ish presidenti serb Millosheviq në Kosovë.

Demagogjia e fushatës presidenciale në Bujanoc, tregon se kryetari i Serbisë Vuçiq, ndryshe paraqitet gjatë takimeve me palën shqiptare në Bruksel, e ndryshe me vizitat që zhvillon në Luginë të Preshevës. Ai, nuk është parimor në diskutimet e tij: në forumet ndërkombëtare thotë se shqiptarët në Serbi i kanë të gjitha të drejtat e barabarta me qytetarët e tjerë, a në të kundërtën ata diskriminohet sistematikisht, largohen nga puna për motive politike, arrestohen dhe gjobiten vetëm pse janë shqiptarë.

Nuk mund të projektoj një të ardhme të ndritur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke  bojkotuar, anashkaluar dhe provokuar shqiptarët, si dhe duke ua shkelur të drejtat e tyre elementare për punësim e integrim, thekson për Jetapress, Koordinatori i shoqërisë civile, Nexhmedin Saqipi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...