Kosova ndez “luftë” mes Rusisë dhe Britanisë

Lajme

Kosova ndez “luftë” mes Rusisë dhe Britanisë

Nga: F.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:16
Kosova ndez “luftë” mes Rusisë dhe Britanisë

Me rastin e deklaratës së ambasadores britanike në KS të OKB-së Karen Pirs se “Prishtina ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj” ka reaguar ambasada e Rusisë në Londër , ku tërheq vëmendjen për kërcënimin e formimit të ushtrisë që përbën kërcënim për popullin serb  në Kosovë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në një kumtesë të ambasadës ruse në Londër ndër tjera thuhet se formimi i të ashtuquajturës “ushtri e Kosovës përbën kërcënim direkt në serbët që jetojnë atje dhe mund të ketë rritje të tensioneve dhe pasoja për të gjithë Ballkanin transmeton TASS. 

"Befason injorimi i vazhdueshëm i fakteve që janë përmendur edhe në raportin e shefit të OSBE-së në Prishtinë” thuhet në kumtesën e ambasadës ruse që mendon se përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së kanë pësuar mos sukses. 

" NË vend të përmbajtjes së obligimeve të marra për normalizim të situatës, anëtarët e BE-së po mbyllin sytë ndaj shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, vlerësohet nga ambasada. 

" Ne tërheqim vëmendjen përfaqësuesve të vendeve perëndimore për nivele të ndryshme të trajtimit, disa vende që mbështesin pavarësinë e Kosovës nuk marrin parasysh argumentet me arsyetime të ndryshme, Britanikës insistojnë ë “një interpretim juridik” të rezolutës që përputhet me konceptin e tyre” thuhet nga ambasada. 

Ambasadorja britanike Karen Pirs të enjtën në mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën ka thënë se interpretimi britanik i rezolutës 1244 nuk ndalon formimin e ushtrisë së Kosovës. 

Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova më nuk është “vend akut i krizës” siç janë shumë problem tjera në çështjen e paqes ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat