Haxhiu në përkujtim të ish-aktivistëve të Vetvendosje

Lajme

Haxhiu në përkujtim të ish-aktivistëve të Vetvendosje

Nga: K.M Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:24
Deputetja Albulena Haxhiu

Në përvjetorin e vdekjes së tyre, deputetja e Vetvendosjes Albulena Haxhiu, Mon Balajt dhe Arbenit Xheladinit iu ka dedikuar një status në Facebook.

Ja çfarë ka shkaruar ajo:

Moni dhe Arbeni as nuk heshtën as nuk bën konsensus. Ata në demonstratën e VETËVENDOSJE!-s lanë shenjën që do të na shërbejë përjetësisht.

Tash na takon ne të gjithëve që të mos ndalemi deri sa ta kthejmë kushtetutën kah e drejta, Republikën kah e vërteta.

Lavdi për Monin dhe Arbenin 
Për fëmijët që do të thërrasin emrat Mon dhe Arben nën shenjën e një populli vetëvendosës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat