Hashim Thaçi është intervistuar fshehurazi nga Gjykata Speciale?

Lajme

Hashim Thaçi është intervistuar fshehurazi nga Gjykata Speciale?

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Hashim Thaçi

Gazeta beogradase “Danas” duke u thirrur në burime ndërkombëtare diplomatike ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës e ka intervistuar presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçin larg syve të opinionit.

Derisa mediat e Kosovës para pak kohësh kur presidenti i Kosovës ishte në pushim, spekulonin se po bën marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, mediat beogradase po spekulojnë tani se atë kohë është marrë në pyetje fshehurazi nga Prokuroria Speciale në Hagë, bazuar në raportin e ish senataroit zviceran Dick Marty.

Sidoqoftë “Danas” ka thënë se nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Speciale në lidhje me pohimet që ka bërë sipas burimeve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat