Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare! - Bota Sot
Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!

Lajme

Kim Mehmeti: Shqiptarët nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Kim Mehmeti

Shkrimtari Kim Mehmeti në një postim në Facebook shkruan se ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është i ngjashëm me rrëfimin për “dhelprën që ikë nga pylli e cila thotë nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve”.

Postimi i plotë:

"Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...