Mehmeti: Shqiprim Arifi, mos i gënje qytetarët, gjykatën dhe kufirin mund ti hap vetëm pushteti qendrore, jo ti

Lajme

Mehmeti: Shqiprim Arifi, mos i gënje qytetarët, gjykatën dhe kufirin mund ti hap vetëm pushteti qendrore, jo ti

Nga: K.M Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Enver Mehmeti

Me anë të një shkrimi të tijin në Facebook, zëvëndëskryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë në Serbi Enver Mehmeti i ka reaguar kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifit, duke i thënë se qytetarët e këtyre komunave nuk meritojnë të udhëhiqen nga gënjeshtarët dhe se duhet të  dihët se deri ku janë kompetencat e një kryetari komune.

Ky është postimi i Mehmetit.

Gjykata+Kufiri

Gënjeshtër (hipokrizi)
Gjykata rikthehet vetëm përmes ligjit në parlament,përndryshe cdo gjë tjetër është propagand dhe gënjeshtër.
Me ligjin e fundit për rrjetën(shtrirjen) e gjykatave ,Preshevës ju hoq edhe njësia e gjykatës.
Një kohë më pas ka funksionuar në kuadër të gjykatës themelore të Bujanocit “ditët e gjykatës” që sipas gjitha gjasave kjo prap do të ndodh të ketë ndonje ditë pune n’Preshevë.Por jo njësi e gjykatës apo gjykatë themelore pa kalu n’kuvend.
Çështja e kufinit me Llojan padyshim që është e mundshme nëse qeveria n’BG ka gatishmëri por premtimi i pushtetarit komunal është gënjeshtër se çdo gjë që premtohet duke mos qenë kompetencë e komunës s’mund t’jet ndryshe pos gënjeshtër ose mashtrim.
Qytetarët e Preshevës ose të Luginës s’meritojn të gënjehen,shumë vështirësi kanë kaluar të diskriminuar në vazhdimësi nga regjime të ndryshme BOLL MA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat