Vuçiq i nervozuar me protestat kundër tij që kanë hyrë në javën e dhjetë

Lajme

Vuçiq i nervozuar me protestat kundër tij që kanë hyrë në javën e dhjetë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 07:33
Protesta në Serbi

Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin e Serbisë për të protestuar ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai ka treguar shenja nervoze pas 10 javësh radhazi të demonstratave anti-qeveritare.

Protestat, të cilat janë po mbahen edhe jashtë Beogradit, po akuzojnë Vuçiqin për shtypjen e mediave të lira dhe të demokracisë në vend, ndërsa ai mohon këto akuza.

Vuçiq është një- ish nacionalist ekstrem pro-rus që tani thotë se dëshiron që Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, sipas mediave serbe protestuesve u janë bashkuar edhe studentët e Beogradit, të cilët kanë artikuluar moton kryesore – dorëheqjen e presidentit serb.

Protestat nisën pasi disa banditë rrahën një politikan opozitar në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat