“Vija e kuqe” për Vuçiqin në Luginë deri në Bujanoc

Lajme

“Vija e kuqe” për Vuçiqin në Luginë deri në Bujanoc

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës”. Kështu e ka filluar postimin e tij në rrjetin social kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili më 8 shkurt, ka qenë në një udhëtim zyrtar dhe se nuk do të takohet me presidentin Vuçiq.

Gjatë vizitës në Bujanoc, gazetari I “Presheva Jonë” ka zbuluar një element të Aleksandër Vuçiqit, që nuk e flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe, gjë kjo që i mungon për ta kompletuar si një president i vërtetë i qytetarëve të Serbisë. Këtë dukuri e kanë vërejtur edhe mediat serbe. Madje, Vuçiq në Bujanoc kërkoi falje që nuk din asnjë fjalë shqip.

Kamberi gjithashtu në postimin e tij ka shkruar se “nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune”.

Prandaj, thekson Kamberi, vizita e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kurrsesi efekt real për jetën e qytetarëve. Më shumë se spektakël mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve.

Me mos vizitën e Vuçiqit në komunën e Bujanocit është ruajtur fytyra, për t’ju shmangur mirënjohjeve nga shqiptarët, siç kishte ndodhur para pesë vitesh në Preshevë kur Aleksandar Vuçiqin veq sa nuk e dërguan te shpija, duke i dhënë mirënjohje.

Sidoqoftë, presidenti serb Vuçiq (bashkideator i Thaçit për “korrigjimin” e kufijve) ishte në Luginën e Preshevës, por deri në Bujanoc, që sipas analistëve të Preshevës, kjo vizitë lë të kuptohet se “Vijat e kuqe” të Vuçiqit janë deri në Bujanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat