Vuçiq: Opozita nuk ka qëndrim as për Kosovën, as BE as Rusinë, për asgjë

Lajme

Vuçiq: Opozita nuk ka qëndrim as për Kosovën, as BE as Rusinë, për asgjë

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:04
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar sot opozitën serbe se qëndrimet e tyre nuk mund të mundin politikën e punës, zhvillimit dhe ardhëmrisë që ai udhëheq, sepse ata “nuk kanë qëndrim as për Kosovën, as për Be-në as për Rusinë as për asgjë” ka thënë ai, njofton “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Ata perëndimit i thonë se jam fajtor që Rusia ka mbështetje të madhe në Serbi, ndërsa rusëve se jam tradhtar dhe dua të tradhtoj Kosovën ", ka thënë Vuçiq duke shtuar se ai fol njëjtë edhe në Bruksel edhe në Moskë dhe për atë e respektojnë si lider që ruan pavarësinë.

"Në Serbi ambasadat e huaja nuk do të udhëheqin politikën tonë, por këtë do ta bëjnë përfaqësuesit që zgjedhin qytetarët", tha ai.

Ai ka thënë se nuk sheh asgjë me rëndësi nga takimi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë Sergej Trifunoviq me zyrtarë diplomatik, përveç a kanë paguar drekën me kupon fiskal.

"Nuk shoh çfarë mund të bisedohet seriozisht me dikë që nuk merret seriozisht as nga e shoqja”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka kritikuar edhe shkrimtarin Marka Vidojkoviç që ka fyer profesorët e Fakultetit Juridik në protestën e mbrëmshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat