Daçiq: Është momenti i duhur për lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Daçiq: Është momenti i duhur për lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar se tahs ëhstë momenti i duhur në planin ndërkombëtar që të bëhen lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse nuk dihet si do zhvillohet situata në ShBA pas zgjedhjeve që vijnë.

Daçiq këtë e ka thënë në TV Pink ku potencoi se duhet të shfrytëzohet momenti të arrihet marrëveshja me Kosovën sepse administrata që vjen mund të jetë “me e keqe për neve se kjo aktuale”.

“Ajo administratë nuk ishte sa e Obamës dhe Klintonit, çështja është nëse kthehet Bajden dhe ndokush nga ai rreth do të jetë i mirë për neve” ka thënë Daçiq. Sipas tij liderët e shqiptarëve të Kosovës presin që të ndodhin këto ndryshime atje.

“Edhe ne kemi atë opsion, sepse ata kurrë s’do të bëhen pjesë e Interpolit, UNESCO-së e mos të flas OKB-së ka thënë ministri serb duke shtuar se shpejti numri i njohjeve do të bie në gjysmën e anëtarëve të OKB-së.

Duke fol për kufizimin e mundshëm, Daçiq ka thënë se “ kjo është përhapur nga Prishtina me qëllim që të arrihet një zgjidhje e tillë”.

“Ata nuk kanë pritu presion kaq të madh të bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e taksave, Mendoj se ShBA nuk do të vendos sanksione ndaj Prishtinës por kanë paralajmëruar restrikcione në bashkëpunimin ushtarak edhe të sigurisë” ka thënë ai.

Ai theksoi se 13 vende tashmë kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës dhe mund të ketë edhe tërheqje të tjera, sipas tij janë 91 vende që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që ka edhe shtete që e kanë njohur por nuk votojnë për Kosovën në forumet e ndryshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat