Jeremiç: Kundër kufizimit me shqiptarët, ndërsa rreth statusit juridik nuk do të shkelet Kushtetuta e Serbisë

Lajme

Jeremiç: Kundër kufizimit me shqiptarët, ndërsa rreth statusit juridik nuk do të shkelet Kushtetuta e Serbisë

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Vuk Jeremiç

Vuk Jeremiç kryetar i Partisë Popullore dhe kryesuesi i Lidhjes për Serbi ka thënë se presidenti  i Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq do tentoj fshehtë të arrij marrëveshje sekrete dhe të ndaloj zgjerimin e protestave po kjo nuk duhet të lejohet ka shkruar në Facebook, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk duhet të tradhtojmë njerëzit që protestojnë dhe të luajmë me besimin dhe energjinë e tyre. Çfarëdo lloj biseda ndaras me dikatrotin është i papranueshëm. Kam besim tek kolegët dhe jam i bindur se regjimi nuk do të ketë sukses të shkaktoj ndarje” ka thënë Jeremiç në një intervistë në facebook në faqen e Lidhjes për Serbinë.

Ka zëra se ai ka tentuar për të takuar disa nga liderët e opozitës por nuk janë vërtetuar ende. „Është me rëndësi të madhe që të jemi solidar dhe asnjë në asnjë mënyrë mos të vendos komunikimin me Vuçiqin “, ka thënë ai.

Sipas Jeremiç opozita nuk del në zgjedhje nëse ato nuk shpallën sipas kushteve aktuale. „Do të doja që Vuçiq të mashtrohet dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme që do të homogjenizoj opozitën dhe do ta bënte edhe më të qartë krizën e legjitimitetit të pushtetit. Për këtë mendoj se ai nuk do të bëjë këtë”, tha ai.

Në pyetjen cili është qëndrimi i Lidhjes për Serbinë lidhur me Kosovën, ai tha se Lidhja (SZS” angazhohet për suverintet dhe tërësinë territoriale të Serbisë, ndërsa statusi i krahis sipas Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutën 1244 të OKB-së dhe tek zgjidhja të arrihet me bisedime.

„Jam kategorikisht kundër “kufizimit” me shqiptarët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKN, për çka angazhohen Vuçiq e Thaçi. Unë dhe Gjilasi në Bruksel kemi shpreh këtë qëndrim për dallim nga Vuçiq dhe Nikoliq që në vitin2012 kanë thënë se janë gati të përfundojnë atë që Tadiq nuk ka pasur guxim, ndërsa në Serbi janë betuar ndryshe. Duam përmes dialogut me shqiptarët të krijojmë jetën normale në Kosovë, ndërsa sa i përket statusit është e papranueshme shkelja e Kushtetutës”, tha Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat