Produktet e Kosovës pjesëmarrëse në panairin “BIOFACH”që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë

Lajme

Produktet e Kosovës pjesëmarrëse në panairin “BIOFACH”që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Foto nga Panairi “BIOFACH” Gjermani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala përmes një statusi në rrjete sociale ka bërë të ditur se, produktet kosovare po marrinë pjesë në panarin “BIOFACH” që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.

Ai më tej theksoi se, ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesional të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori.

Postimi i plotë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në panairin “BIOFACH”që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.
“Eurofruti”, “Fungo”, “OrganicHerb”, “Agroproduct” dhe “Hit-Flores” janë kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre si; fruta mali, bimë mjekuese, aromatike , etj., para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair. 
“BIOFACH” është panair në të cilin promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesional të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori.
MTI për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese, hapsirë që gjendet në Hall 4, shtand nr. 4-366.
Panair do të jetë i hapur nga data 13 deri 16 shkurt 2019 në Nuremberg të Gjermanisë.

#KosovaGatiPërJu
#KosovoReadyForYou

E.SH

Image
 
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat