Daçiq paralajmëron tërheqje tjera të njohjes së Kosovës

Lajme

Daçiq paralajmëron tërheqje tjera të njohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:25
Ivica Daçiq

Ruajtja dhe mbrojtja e integritetit territorial, integrimi evropian dhe avancimi I bashkëpunimi me vendet nga e gjithë bota janë qëllimet e politikës së jashtme të Serbisë, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke shtuar se Serbia ka forcua pozitën në skenën ndërkombëtare, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

Këto deklarata ai i bëri duke prezantuar raportin e ministrisë para këshillit për punë të jashtme në Kuvendin e Serbisë, ku rëndësi i është kushtuar uljes së numrit të njohjeve të Kosovës dhe tërheqjes së tyre.

Duke komentuar problemet rreth mbajtjes së seancave në KS për Kosovën ai tha: "Është mbyllur çështja nëse mbahen ose jo takimet, Kosova ishte e befasuar që u mbajt takimi, ndërsa ajo ishte e suksesshme për ne dhe interesat tonë. 

Sipas tij, Serbia duhet të ruajë kontaktet me vendet në ndikim por edhe ato më të vogla sepse na duhen gjatë votimit në forume të ndryshme. "Disa drejtues më me qejf shkojnë në Bruksel se Burundi, por besoni në Burundi është më mirë se atje na duan, janë vende mike dhe nuk ka qenë asnjë nga ne me dekada", tha Daçiq. 

Sivjet përsëri ka votim në Interpol dhe UNESCO ku Kosovës i mungon shumica për pranim, prandaj na duhen kontaktet që të kemi situatën në kontroll. 

Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OSBE, ndërsa mund të aplikojnë edhe për Parlamentin Evropian ku është vështirë të parandalohet sepse shumica e atyre vendeve e kanë njohur Kosovën. 

Daçiq paralajmëroi tërheqje tjera të njohjeve të Kosovës, por nuk ka dashur të precizon, sepse ato pastaj përballen me presione nga ShBA. 

Nga 193 vende anëtarë të OKB-së, 91 është e sigurt se  nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa nga 102 vende tjera ka shumë që e kanë njohur po nuk votojnë për Kosovën … 

"Për shumicën na duhen edhe 6 vende, ata kanë më pak se gjysmën duke njoftuar se po punohet për vendet e Karaibeve, Afrikës dhe Azisë. 

"Ato 13 vende që kanë tërhequr njohjet kanë rreth 60 milionë banorë dhe një milionë kilometra katror, pro janë 13 vota në OKB", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat