Ushtruesi i detyrës së menaxherit grepça akuzon kryesindikalistin për sabotim

Lajme

Ushtruesi i detyrës së menaxherit grepça akuzon kryesindikalistin për sabotim

Nga: F. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:18
Trepça

Pas njoftimit të sotshëm në media se minatorët e Trepçës kanë marr vetëm gjysmën e pagës, ka reaguar ushtruesi i detyrës së menaxherit të ndërmarrjes Trepça, Xhevdet Tahiri.

Ai ka akuzuar krye sindikalistin për pengesa të vazhdueshme e thirrje të grevës Shyqyri Sadiku.

M më poshtë po sjellim të plotë pa ndërhyrje reagimin e tij në rrjetin social Facebook:

Me Fat!

Të nderuar minatorë, të nderuar punëtorë të Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. për momentin po kalon një periudhë të vështirë financiare ku sfidat e mbijetesës janë shumë të rënda. Krejt kjo është rezutat i sabotimeve dhe pengesave në prodhim, te cilat po krijohen nga krye sindikalisti Shyqri Sadiku, dhe nje grup punëtorësh shumë i vogel të manipular nga ky person.

Ky person për çdo muaj i fton punëtorët te hyn në grev me qellim që të pengojn prodhimin dhe të bojkotojnë procesin e prodhimit. Humbjet të cilat u krijuan nga veprimet e këtij personi me thirrjen e grevave gjatë muajit korrik te vitit 2018 dhe janar te vitin 2019 arrin vleren mbi 1,2 milion €.

Duhet ta sqarojm opinonin se ky person (krye sindikalisti Shyqyri Sadiku), derisa del para mediave dhe flet për keqmenaxhim, ky është drejtuesi kryesor i menaxhimit të prodhimit në horizontin 7, 8, 9, në minieren e Stantergut, ku prodhimi mujori i tij është minus 70 % krahasuar me planifikimin e projektuar. Ku në pesë vitet e fundit që ushtron detyrën e drejtuesit në këto horizonte ai as pesë herë nuk ka hyrë në minierë për të kryer detyrat per cilat paguhet. Por ai është shume i përkushtuar të organizoj bojkotin e prodhimit ne minierë DUKE FTUAR ÇDO HERE MINATORET NE GREVE DHE ASNJE HERE PER PUNE dhe ngritje te performances në minierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat