Krasniqi për rastin në Vushtrri: Mëkat që familjes me rast social, nuk iu varros familjari

Lajme

Krasniqi për rastin në Vushtrri: Mëkat që familjes me rast social, nuk iu varros familjari

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:13
Shefqet Krasniqi

Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka komentuar edhe rastin e një familje në Vushtrri, ku është raportuar se nuk u është varrosur familjari pa paguar obligimet ndaj Bashkësisë Islame.

Hoxha ka thënë se myslimanet kanë obligime ndaj fesë dhe ndaj vatanit.

Krasniqi, në “Debat Plus” ka thënë se rasti i familjes në Vushtrri, ashti si është raportuar ka qenë një lëshim i hoxhallarëve.

“Nëse ai njeri ka qenë rast social, është bërë gjynah që është ngarkuar me pagesa. Feja nuk e ngarkon dikë me atë që s’ka mundësi të bëj”.

Hoxha, megjithatë ka thënë se çdo individë duhet të ketë përgjegjësi ndaj familjes, fisit, shtetit dhe fesë.

“Individi duhet të ndjejë përgjegjësi or vëlla”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat