Drecun: SHBA nuk e lejon Kosovën të luaj me fuqinë e saj

Lajme

Drecun: SHBA nuk e lejon Kosovën të luaj me fuqinë e saj

Nga: F.B Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Milovan Drecun

Kryetari I Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar sot se epilog i situatës në Kosovë është se mund të hiqen taksat në mallrat nga Serbia qendrore, që të vazhdohet dialogu dhe të arrihet një zgjidhje kompromisi, njofton “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

“Uashingtoni ka ndikimin më të madh në Kosovë, që të mund të nis por edhe të ndal procese të caktuara”, ka thënë ai duke komentuar letrën e Uashingtonit drejtuar liderëve të Kosovës.

“Siç është theksuar në letrën e ShBA, tregon qartë se shqiptarët janë bërë problem dhe pengesë e vazhdimit të bisedimeve dhe se ShBA askujt nuk i lejon që luaj me fuqinë e saj, interesat dhe planet”, ka shtuar ai.

“Ata dërguan porosi të qartë se nëse kjo nuk bëhet mund të përballen me sanksione”, ka thënë Drecun.

Kur është vërejtur se Haradinaj nuk ndërron mendje, atëherë “ kanë luajtur kartën në presidentin Thaçin” ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat