Trifunoviq akuzon pushtetarët serb: Edhe Millosheviq ka qenë më i dinjitetshëm, këta janë qesharak

Lajme

Trifunoviq akuzon pushtetarët serb: Edhe Millosheviq ka qenë më i dinjitetshëm, këta janë qesharak

Nga: F.B Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:58
Miroslav Dragojevic

Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG) Sergej Trifunoviq ka deklaruar se nuk ka ide si do të duket fundi i këtij pushteti, por frikësohet “nga ajo që ata janë gati të bëjnë”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se “natyrisht nuk duhet të iu frikësohemi, por të gjuajmë në gabimet që bëjnë, duke ilustruar arrestimin e të miturit për shtyllën e varjes në protesta

Ai tha se pushteti nuk do të bie për tre muaj, por “arrestimi është shenjë e nervozes”, mua gjyshi më thoshte “ ruana zot nga armiku i marrë” kur e pyes pse përgjigjet se “nga i mençuri e di çfarë mund të ndodh nga i marri nuk e di asnjëherë thotë ai.

"Po, (Sllobodan) Milosheviq është rrëzuar kur masa kritike u tubua dhe donte të ia shihte shpinën, dorën në zemër ishte shumë më i dinjitetshëm si armik, në krahasim me këta sot që janë qesharak“, thotë Trifunoviq.

"Ne duhet të rregullojmë shtëpinë tonë pastaj ju ftojmë si mysafir, ende është herët të flasim për ndryshim program a statute, do punojmë shumë“, tha ai në përgjigje të programit të lëvizjes.

Ndërsa lidhur me sulmet dhe presionit e pushtetit ai tha: "Nuk di, mund të më vrasin", duke shtuar se „nuk di çfarë pushteti mund të bëjë“.

"Borko Strefanoviç u rrah hekur kokës, kjo iu kërcënohet opozitarëve“, ka thënë  Trifunoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat