Limaj pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për dialogun dhe sigurinë në vend

Lajme

Limaj pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për dialogun dhe sigurinë në vend

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Fatmir Limaj dhe Lorenzo D’Addario

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka shkuar se, e kam njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë. 

Postimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario.

Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.

Zv.kryeministri Limaj, falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse. 
Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë. 
“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi zv.kryeministrin Limaj se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat