Presidenti Thaçi dekoron stilisten Blerina Kllokoqi-Rugovën

Lajme

Presidenti Thaçi dekoron stilisten Blerina Kllokoqi-Rugovën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dekoron edhe Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë.

Postimi i plotë:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat