Shala: Flamujt do të vendosen në bazë të vendit të origjinës për produktet të cilat shiten në tregun e Kosovës

Lajme

Shala: Flamujt do të vendosen në bazë të vendit të origjinës për produktet të cilat shiten në tregun e Kosovës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:25
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, përmes një  postim në Facebook ka bërë të qartë se, pas ankesave të shumta nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës sot kam ndryshuar nenin 4 par.3, të Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit.

Ai ka shkraur se, me këtë ndryshim më nuk lejohet që produktet të cilat shiten në tregun e Kosovës ti vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Pas ankesave të shumta nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës sot kam ndryshuar nenin 4 par.3, të Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit.
Me këtë ndryshim më nuk lejohet që produktet të cilat shiten në tregun e Kosovës ti vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës / prodhimit (deri më tash ka pas raste të raportuara ku flamuri i origjinës është vendosur në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt). 
Ky plotësim ndryshim i U.A është bërë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.

E.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat