Vuçiq ankohet me paraqitjen e Kosovës në Munih 

Lajme

Vuçiq ankohet me paraqitjen e Kosovës në Munih 

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:05
Kosova në Munih

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Prishtina në Mynhen në Konferencën e Sigurisë ka sjell kënd ka mundur. Prishtina atë që na bënë neve, këtu e paraqet ndryshe, përkatësisht flasin për rrezikshmërinë e vetë ka thënë Vuçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”

Ai ka theksuar për gazetarët serbë pas takimit me Mogerinin se ka parë shkurt ministrin Hoxhaj, por këtu janë edhe Thaçi, Haradinaj.

"Ata po bëjnë punë seriozisht, kanë këtu një konsull të shkëlqyer, kanë sjell kënd kanë mundur dhe Hoxhaj flet gjuhën gjermane. Kjo nuk është për nënçmim. Të gjithë ata që na e bëjnë neve, po e paraqesin këtu ndryshe dhe flasin se janë të rrezikuar. Po flasin atë që duan evropianët të dëgjojnë", tha ai. 

Vuçiq ka thënë se do të jetë në panel me Hashim Thaçin dhe se pret vizitë të madhe, paneli është në ora 17 ndërsa kryesues do të jetë Volfgang Ishinger , gjë që është shenjë se Kosova prapë po bëhet temë me rëndësi dhe për të cilën flitet në panele të mëdha. 

Do të flasim të vërtetën dhe do të përzgjedhim taktikën më të mirë për Serbinë tha ai.

"Platforma e shqiptarëve është kundër dialogut"

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë në Mynhen se ajo që shqiptarët e Kosovës dorëzuar në Kuvendin e Kosovës si platformë të vazhdimit të bisedimeve me Beogradin në të vërtetë është platformë kundër dialogut. 

"Atë ata e thonë hapur – nuk duam bisedime ", ka thënë Vuçiq në deklaratën për media serbe. 

Ata thonë se duhet të jetë në harmoni me kushtetutën e tyre, që si thonë ruan integritetin territorial dhe suverenitetin e Kosovës tha Vuçiq. 

"Nëse është ashtu,çka atëherë kërkojnë nga ne, çka doni prej neve? Unë nuk kuptoj. Nëse është ashtu mirë që na keni informuar do të shohim si dhe në çfarë mënyre do të përgjigjen në ardhmëri dhe si do të sqarojnë këtë kujt do qoftë në botë", tha ai. 

Në pyetjen si do ta shpjegojë këtë në Mynhen, Vuçiq tha: " Do të shohim nesër, në gjuhën e pastër serbe, po nuk është me rëndësi në cilën gjuhë, me rëndësi që të kuptojnë, ndoshta edhe anglisht. Por vendosim më vonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat