Vuçiq e pranon: Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve

Lajme

Vuçiq e pranon: Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Aleksandar Vuçiq dhe Angela Merkel

Presidenti i Serbisë  Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Prishtina duhet të jetë e gatshme për kompromis dhe të ul kërkesat e saja dhe nëse ka atë qëllim nuk mund të poshtëroj Serbinë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se me shefin e diplomacisë gjermane Hajk Mas biseduam për shkëmbimin tregtar që kam vlerën 4,9 miliardë euro në vitin 2018.

Biseduam për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, për taksat, situatën aktuale dhe rrezikun e Shqipërisë së Madhe dhe asaj se ata nuk mund të marrin çdo gjë ka thënë  Vuçiq.

Gjermania ka tjetër qëndrim nga Serbia, sepse ata kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Edhe pse pozitat tona janë të ndryshme, pothuajse është e pamundur në ato bisedime. Tash duhet të bëni çudi që të ju dëgjojnë. Ata kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe kur ata flasin për ndryshimin e kufijve, ata këtë nuk e lejojnë, ka thënë Vuçiq.

Njerëzve në Serbi kjo duhet të ju jetë e qartë, sepse disa njerëz shesin tregime se janë kundër ndryshimit të kufijve dhe se Kosova është Serbi. Ky nuk është rast sepse ata duan të mos ndryshojnë kufijtë e Kosovës së Pavarur ka thënë Vuçiq

“Kush do të jetë përgjegjës para qytetarëve të Serbisë, nëse kris pushka e parë dhe nëse duhet që fëmijët të i dërgojmë në konflikt. Unë dua të ik nga konflikti”, ka thënë Vuçiq.

Jemi gati të bisedojmë, por ata duhet ta kuptojnë se ajo që flasin çdo ditë është ëndërr, sepse duhet të ulin kërkesat dhe të arrihen bisedimet dhe kompromisi dhe jo që ata të kënaqen e Serbia të poshtërohet.

Nëse duan Serbin ta poshtërojnë nuk do të ia dalin ka thënë Vuçiq. Ai ka vlerësuar kërkesa e vetme e protestave është që të hiqet ai, kjo është gjëja e vetme që ai kupton nga kërkesat, por mund të më ndryshojnë vetëm me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat