Ambasadori amerikan me paralajmërim për Serbinë

Lajme

Ambasadori amerikan me paralajmërim për Serbinë

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott në përfundim të mandatit trevjeçar dhe në prag të largimit, ka folur për gazetën “Blic”, ku krahas situatës së përgjithshme dhe qëndrimeve të veta për situatën në Serbia ka folur edhe për taksat dhe zgjidhjen gjithëpërfshirëse me Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me procesin e bisedimeve ai ka thënë se po shkon ngadalë në krahasim me atë që do dëshironte të shihte.

“Ne së bashku me kolegun ambasador nga Prishtina kemi kërkuar që të dy palët të kthehen në dialog. Asnjëherë nuk ka shkuar më ngadalë dialogu ka thënë ai”, është shprehur ai.

“Gjatë këtyre viteve kemi parë përparime, në integrime, gjyqësi në Kosovë, përparime në disa pika në Bruksel, por edhe jemi përball me incidentin e trenit me pankartën “Kosova është Serbi” , arrestimin e Marko Gjuriqit ndërsa tash me taksat... E gjithë kjo nuk kontribuon në besimin mes palëve në dialog , prandaj mënyra më e mirë është ulja në tavolinë dhe bisedimi. Prandaj duhet të kthehet dialogu, të hiqen taksat që kanë penguar dhe këtë porosi e kemi dërguar tek partnerët tanë në Kosovë”, ka thënë Skott duke shtuar se për kthimin në dialog edhe Serbia duhet të luaj rolin e saj, të realizoj marrëveshjet e mëhershme dhe të shqyrtojë kompromisin për ardhmëri.

Lidhur me masat e mundshme nëse nuk hiqen taksat, ai theksoi se nuk mund të spekuloj çfarë hapa mund të ndërmerren.

“Mund të them se do vazhdojnë përpjekjet për të trimëruar qeverinë e Kosovës të heq taksat dhe të kthehet në dialog. Ka edhe opsione tjera, por duhet të fokusohemi në anën pozitive, siç janë heqja e taksave dhe vazhdimi I dialogut me ndërmjetësim të BE-së dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese për normalizim që është qëllimi ynë”, është shprehur Skot duke thënë se në këtë mënyrë ndërtohet regjioni stabil dhe I fuqishëm që është në interesat ë Kosovës, Serbisë dhe ShBA-ve.

Ndërkohë lidhur me shkëmbimin e territoreve, ai shprehet: “ Mendoj se zgjedhja duhet të vij direkt nga Beogradi dhe Prishtina përmes bisedimeve direkt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër nuk do të duhej të diktoj si duhet të duket zgjidhja” ka thënë ambasadori amerikan Skot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat