Vuçiq tregon a do të ketë këtë vit marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajme

Vuçiq tregon a do të ketë këtë vit marrëveshje Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar  "nuk është shumë optimist" se sivjet mund të arrihet marrëveshja me Prishtinën për normalizimin e raporteve, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë deklaratë e ka bërë për APA, pas takimeve të zhvilluara dje dhe rrethanave që kanë ndodhur ndërkohë dhe që nga vendosja e taksave ndaj mallrave serbe.

“Ne me gjithë forcën po mundohemi për kompromis, por parakusht për vazhdimin e dialogut me Prishtinën është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, që autoritetet e Prishtinës kanë vendos para disa muajve", ka thënë ai.

Në pyetjen rreth zgjidhjeve të parakohshme në Serbi për shkak të protestave në vend, ai është shprehur se ”nuk është diskutuar për këtë”.

"Tema më e rëndësishme për ne është si do të zgjedhim çështjen e Kosovës”. ka thënë Vuçiq.

"Kur vazhdon dialogu me Prishtinën, atëherë mund të koncentrohemi në ekonominë serbe, që aktualisht po zhvillohet mirë", ka thënë Vuçiq duke shtuar se pastaj do të vendoset për zgjedhje.

"A do të votohet për gjysmë viti, apo për një vit është pak me rëndësi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat