Mustafa: Të përfshihemi në tavolinën e bisedimeve në Bruksel - Bota Sot
Mustafa: Të përfshihemi në tavolinën e bisedimeve në Bruksel

Lajme

Mustafa: Të përfshihemi në tavolinën e bisedimeve në Bruksel

Nga: K.M Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:17
Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Ragmi Mustafa përmes një shkrimi të tijin në Facebook ka bërë të qartë kërkesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore duke thënë se  është shumë inkurajues dhe shpresëdhënës fakti që Republika e Kosovës e përfshinë për herë të parë zyrtarishtë Luginën e Preshevës në Platformën e saj për dialogun me Serbinë.

Ja postimi i tij në Facebook.

PËRFSHIRJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË PLATFORMËN E KOSOVËS PËR DIALOGUN ME SERBINË TË BËHET EDHE FAKT NË TAVOLINËN NEGOCIUESE.

Shpresëdhënës fakti që Republika e Kosovës e përfshin për herë të parë zyrtarisht Luginën e Preshevës në Platformën e saj për dialogun me Serbinë.

Inkurajojmë Delegacionin Shtetëror, Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën e Republikës së Kosovës që ta bëjnë edhe fakt në tavolinën negociuese.

Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat