Nëse Lugina qenka Kosovë Lindore, si thonë liderët e Preshevës dhe Bujanocit, atëherë pse nesër ata ikin në Prishtinë

Lajme

Nëse Lugina qenka Kosovë Lindore, si thonë liderët e Preshevës dhe Bujanocit, atëherë pse nesër ata ikin në Prishtinë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:49
Kosovë Lindore

Nesër, më 17 shkurt shqiptarët gjithkund në Ballkan dhe diasporë, do të shënojnë dhe festojnë përmes aktiviteteve të shumta 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Festat, kremtimet e tilla festive qysh tash kanë filluar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë, por ende s‘është parë kurrfarë atmosfere e këtij karakteri në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton “Presheva Jonë”.

Liderët e Luginës qe po flasin për bashkim me Kosovën, nesër në Preshevë dhe Bujanoc do ta vendosin flamurin, do të kremtojnë përvjetorin e pavarësisë?

Do theksuar se gjatë muajve të fundit liderët e Luginës së Preshevës jo vetëm se folën në qarshinë dhe kafenën e Preshevës, por dhanë edhe deklarata mediatike pro bashkimit me Kosovën. Madje, ata ditëve të fundit vizituan sa Beogradin, po aq dhe Prishtinën. Në Prishtinë u takuan me presidentin kosovar Hashim Thaçin me të cilin biseduan rreth idesë së tij dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiqit për “korrgjimin” e kufijve.

Image

“Ata që nuk e veshën unifromen e UCPMB-së dhe se kapen pushkën në vitin 2001, vështirë se nesër do ta kapin dhe ta vendosin flamurin e shtetit me te cilin flasin si papagaj në Prishtinë për “bashkim” me Kosovën..” ka thënë ish-komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani.

Mësohet se pjesa dërrmuese e këtyre “oratorëve” të bashkimit të Luginës së Kosovës, nesër do të ikin nga Presheva dhe Bujanoci, ata do të gjenden të ftuar e të paftuar në Prishtinë, duke lënë qytetarët vetëm, pa organizim të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe historik edhe për Luginën e Preshevës aq më kur sivjet po bëhet “llafi” më të madhe për bashkim.

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, ata që janë, viteve të fundit kanë vizituar më shumë Boegradin se sa Medvegjën, çka duket se “justifikojnë” Nebojsha Arsicin se “Mevegja nuk është Luginë e Preshevës” (?!) Jemi dëshmitarë dhe posedojmë incizime se ata në Beograd, Luginën e Preshevës e quajnë “Juzna Serbija” kurse në Prishtinë “Kosovë Lindore”. Këtij soji të liderëve para pesë vitesh, pas largimit të lapidarit, Thaçi iu përgjigj shumë mirë duke i quajtur “bashkëpunëtorë të Beogradit”?!

Megithatë, liderët e Luginës edhe sot po flasin për bashkim me Kosovën, nesër mbetet të shihet seriozisht se sa janë të interesuar për këtë bashkim, nëse ata në Preshevë dhe Bujanoc do ta vendosin flamurin dhe do të kremtojnë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës si në Prishtinë dhe Tiranë apo Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat