Në Beograd promovohen shtetet që e kanë çnjohur Kosovën

Lajme

Në Beograd promovohen shtetet që e kanë çnjohur Kosovën

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Kosova

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot ka marrë pjesë në atë që ai e ka quajtur promovim të shteteve që e kanë çnjohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiqi me këtë rast ka thënë se Serbia ia ka dalë që çështjen e Kosovës ta kthejë në rend dite dhe ka shtuar se Serbia lidhur me statusin e Kosovës nuk do të bëjë asgjë që do të rrezikonte interesat shtetërore të Serbisë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë me përpjekjet për çnjohje të Kosovës.

Sipas Daçiqit, SHBA-ja e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, pasi, ka thënë ai, Washingtoni tash po angazhohet për kompromisin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Duke folur për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, siç përcjell FoNet, Daçiq ka thënë se “qëkur është ministër, vetëm 9 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa 13 sosh e kanë tërhequr këtë njohje.

Ai ka thënë se gjatë 11 vjetëve të pavarësisë, Kosova nuk ia doli të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së dhe as e UNESCO-s e Interpolit.

Para promovimit të shteteve që e kanë tërhequr njohjen, është emetuar muzikë nga ato vende, ndërsa pjesëmarrësve u është dhuruar çokollatë e mbështjella me famujt e atyre vendeve.

Sipas Daçiqit, njohjen e Kosovës e kanë tërhequr Sao Tome e Principe, Suriname, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papu Guineja e Re, Lesoto, Komonvelthi Dominika, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau dhe Grenada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat