Presheva i përgjigjet serbëve të Kosovës: Ju vetëm 11 vjet? Ne, qe 111 vjet të okupuar nga Serbia

Lajme

Presheva i përgjigjet serbëve të Kosovës: Ju vetëm 11 vjet? Ne, qe 111 vjet të okupuar nga Serbia

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Parulla dhe posterë ku serbët kanë provokuar shqiptarët në këtë përvjetor historik

Në pjesën veriore të Kosovës sot me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 20 vjetorit të çlirimit nga okupimi serb, janë parë parulla dhe posterë ku serbët kanë provokuar shqiptarët në këtë përvjetor historik, ku është shkruar “11 vjet okupim – 17 shkurt 2008 – 17 shkurt 2019”.

Historianët ndërkombëtar: Shqipëria ishte deri në Nish 

Por Presheva analiste përmes “Presheva Jonë” nga Lugina u është përgjigjur serbëve të Kosovës me fjalët “Ju vetëm 11 vjet? Ne që 111 vjet jemi të okupuar nga Serbia dhe diskriminimi sot e kësaj dite vazhdon… E okupuar qe një shekull po mbahet jo vetëm Lugina e Preshevës, por deri në Nish, që dikur ishte shqiptare”.

Shqiptarët muhaxhirë të Sanxhakut të Nishit e që janë në Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi, Kosovë e shtete të tjera duan që të shkojnë në vizitë në 765 vendbanimet e tyre që tashmë kanë mbetur nën Serbi.

Për 140 vite çështja e shqiptarëve të përndjekur e të dëbuar nga trojet e tyre të lashta të Sanxhakut të Nishit, e që këtë përndjekje e bënë forcat ushtarake dhe xhandarmëria e Serbisë në vitet 1877/78 ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare.

Forcat serbe bënë gjenocid, spastrim, përndjekje të dhunshme vrasje të fëmijëve, grave e pleqëve në një sipërfaqe prej 11 mijë e 765 kilometra në katrorë dhe më se 765 fshatra dhe qytetin e Nishit që ishin të banuar me popullsi shqiptare më shumë se 78 për qind.

Image

Qytetarë dhe analistë nga Presheva po ashtu kanë deklaruar se “serbët sot nuk po besojnë se Luigina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, sikur dikur, para vitit 1999, që nuk besonin se Kosova një ditë do të jetë e pavarur, shteti më i ri në Evropë..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat