Prokurori italian: Mafia shqiptare e egër dhe aleate me Ndragheta-n - Bota Sot
Prokurori italian: Mafia shqiptare e egër dhe aleate me Ndragheta-n

Lajme

Prokurori italian: Mafia shqiptare e egër dhe aleate me Ndragheta-n

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:41
Nicola Gratteri

Duke folur për krimin dhe veprimtarinë e paligjshme, prokurori tha se mafia shqiptare është bashkëpunuese me grupe të tjera.

"Mafia shqiptare është e egër, e fortë dhe aleate me Ndragheta-n dhe po fiton terren çdo ditë e më shumë. Bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale, siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale", ka thënë Gratteri raportojnë mediat italiane.

Pak ditë më parë në operacionin "Lulet e Pranverës" u goditën katër grupe kriminale që vepronin në Itali dhe Shqipëri, ku u arrestuan 27 persona, 21 ishin shqiptarë dhe 6 shtetas italianë.
 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...