Gazetari serb akuzon Vuçiqin: I provokove shqiptarët, prandaj na i vunë taksat

Lajme

Gazetari serb akuzon Vuçiqin: I provokove shqiptarët, prandaj na i vunë taksat

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:04
Slobodan Georgiev

Gazetari serb Slobodan Georgiev është goditur nga tabloidët serbë, meqë ka akuzuar kryetarin e Serbisë si fajtor pse Kosova i ka vënë taksat.

Georgiev ka thënë se Vuçiq ia doli t’i provokojë shqiptarët, prandaj ata bëjnë veprime ‘të gabuara’.

“Politika e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë Prishtina të nisë luftën tregtare, e cila shpesh mund të jetë hyrje për ‘konflikte të armatosura’. Për fat të keq, ky është realiteti – Vuçiqi ia ka dalë t’i ‘provokojë’ shqiptarët që të bëjnë veprime të gabuara, prandaj sot jemi buzë konfliktit”, ka shkruar Georgiev në Twitter.

Portali “Srbija danas” e akuzon gazetarin se po provon të bëhet ‘më i madh se Thaçi e Haradinaj’, dhe ta bind Djilasin (një opozitar serb) se nëse e marrin prapë pushtetin në Serbi, Prishtinës do t’ia bënin të mundur anëtarësimin në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, me çka praktikisht di ta njihnin Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat