Vulin iu ankohet ministrave të mbrojtjes: Jemi kundër zvogëlimit të KFOR-it, i papranueshëm formimi i Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Vulin iu ankohet ministrave të mbrojtjes: Jemi kundër zvogëlimit të KFOR-it, i papranueshëm formimi i Ushtrisë së Kosovës

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:08
Aleksandër Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin ka thënë se, Serbia kundërshton zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it që janë të angazhuar në Kosovës, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vulin në takim me ministrin grek të mbrojtjes Evangelos Apostolakis iu falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë duke nënvizuar se për Serbinë është e pa pranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës

"Serbia kundërshton zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it që janë angazhuar në Kosovë, sepse për Serbinë, KFOR-i përbënë forcën e vetme ushtarake të armatosur në Kosovë”, ka thënë Vulin në bisede me Apostolakis në Abu Dabi, në panairin ndërkombëtar IDEX 2019.

Apostolakis ka thënë se Greqia” vazhdon mbështetjen për Serbinë në çështjen e Kosovës” duke  shtuar se nuk pajtohet me zyrtarët shqiptarë që thërrasin për heqjen e kufijve, duke lavdëruar reagimin e matur të politikanëve serbë.

Ata kanë shprehur kënaqësinë me nivelin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, posaçërisht me stërvitjen e forcave speciale HELBROC ku drejton Greqia.

Vulin ka biseduar edhe me ministrin çek të mbrojtjes Lubomir Metnar ku ka theksuar se përpjekja për krijimin e “ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe përbën problemin më të madh të sigurisë në regjion, duke potencuar se për Serbinë sipas rezolutës 1244 KFOR është forca e vetme e armatosur në Kosovë.

Vulin me kolegun çek kanë biseduar për industrinë ushtarake në rritje të Serbisë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në atë segment përmes projekteve të përbashkëta për tregun botëror.

Ministria e mbrojtjes ka kumtuar edhe për takimin e Vulinit në panairin e armatimit  me ministrin e mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) Muhamed Ahmed Al Bovardi.

Ata janë pajtuar për bashkëpunimin e Serbisë dhe Emirateve në fushën e mbrojtjes, posaçërisht zgjerimin e bashkëpunimit në trajnimin medicional dhe sigurisë së mbrojtjes dhe vazhdimin e projekteve që realizojnë së bashku.

Vulin i ka thënë Al Bovardit se mund të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushën arsimore dhe shkollimit të oficerëve në Universitetet e mbrojtjes së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat