Vuçiq për dialogun: Marrëveshja duhet të arrihet -në të kundërtën do përballemi me katastrofë

Lajme

Vuçiq për dialogun: Marrëveshja duhet të arrihet -në të kundërtën do përballemi me katastrofë

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Aleksandar Vuçiq

Vuçiq ka theksuar se nëse hiqen taksat “menjëherë kthehet në Bruksel” që të vazhdojë dialogun. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë për “Politiko” se në përpjekje të arritjes së marrëveshjes me Prishtinën, që ndoshta nuk do të jetë popullor për opinionin vendor, më shumë motivon qëllimi kryesor se politika ditore, transmeton “Bota Sot”.

Marrëveshja duhet të arrihet: “Në të kundërtën do përballemi me katastrofë, Unë besoj në trashëgimi të dikujt, këtë do doja ta shihja” ka thënë Vuçiq për “Politiko”.

Në tekstin "Për Kosovën: Tre president dhe kryeministri ", një pjesë i kushtohet Vuçiqit me nëntitullin" Në kërkim të trashëgimisë" ku thuhet se Vuçiq "qartë ka bërë të ditur se nuk kthehet në tavolinë nëse Kosova nuk heq taksat në mallrat serbe të vendosura në nëntor si përgjigje e Beogradit të bllokojë anëtarësimin e Prishtinës në Interpol".

Më pas autori përmend Haradinajn, për të cilin thuhet se “ është forcë lëvizëse që qëndron prapa taksës", ka thënë se ato hiqen vetëm kur të arrihet marrëveshja përfundimtare.

"Kam menduar se është i papërgjegjshëm, por jo deri në këtë masë ", ka thënë Vuçiq për Haradinajn.

Shkrimi vazhdon se presidenti serb ka ftuar “fuqitë e jashtme që të bëjnë presion pozitiv” në të gjitha anët, duke dëshmuar se dëshirojnë marrëveshje duke ofruar nxitje që të arrihet marrëveshja" :Kjo më shumë ka të bëjë me ne serbët dhe shqiptarët, që të jemi të sinqertë", ka thënë Vuçiq.

Më tej, në “Politiko” shkruan se “të dy palët duhet të bisedojnë për tërheqjen e kufijve të vetë”, ndonëse “biseda për shkëmbimin e territorit është dënuar në regjion edhe ka ndarë fuqitë e mëdha”.

Teksti vazhdon se “Vuçiq ka zvogëluar entuziazmin e BE-së rreth idesë se marrëveshja e Maqedonisë së veriut mund të krijoj moment për zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".

“Kjo dëshmon se Evropës i duhen lajme të mira, diçka me rëndësi në situatën mes Prishtinës dhe Beogradit, por ajo nuk krahasohet me situatën tonë..është shumë 100 herë më vështirë”, ka thënë Vuçiq.

"Politiko" vlerëson se në debatin e zëshëm në Mynhen, " lajmi i mirë është se ata edhe nuk pajtohen” dhe kjo është gjëja e vetme për të cilën pajtohen.

Portal vlerëson se "debate ka dëshmuar se sa vështirë është arrihet marrëveshja e paqes, edhe dy dekada pas luftës".

"Vuçiq dhe Thaçi kanë shkëmbyer akuza të ndërlidhura me luftën, debatuan rreth fajësisë për ndërprerjen e dialogut. Por BE dhe ShBA kërkojnë nga liderët që të tejkalojnë gjërat. Donald Tramp iu ka shkruar letër trimëruese dhe shkojnë drejtë marrëveshjes me të cilën do vendosej viza në konfliktin e fundit të ish-Jugosllavisë” shkruan portali.

Kur është në pyetje BE, marrëveshja në masë të madhe do zvogëlonte konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që BE dhe ShBA janë të vendosura të lidhin Ballkanin me Perëndimin, për të zvogëluar ndikimin e Rusisë dhe Turqisë dhe fuqive tjera rivale në regjion.

"Liderët perëndimor shpresojnë se dhënia fund i problemit shumëvjeçar ndërmjet fqinjëve ballkanas Greqisë dhe tash Maqedonisë së Veriut do të trimëroj Kosovën dhe Serbinë të ndjekin atë shembull” shkruan “Politiko”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat