Ambasadori serb në Tiranë ka disa fjalë për taksën 100%

Lajme

Ambasadori serb në Tiranë ka disa fjalë për taksën 100%

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 08:01
Miroljub Zariç

Ambasadori serb Miroljub Zariç festoi në Tiranë në prani të personaliteteve shqiptare dhe të huaj festën kombëtare të Serbisë.

Në fjalën e mbajtur ai theksoi se sfidat më të mëdha të Serbisë, ku kryesorja ishte vijimi i dialogut me Kosovën. Siç transmeton Oranews, gjithashtu Zariç theksoi që Kosova të heqë taksën 100% për produktet serbe.

“Prioriteti ynë kryesor është sërish ruajtja e interesit tonë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë dhe ne nuk duhet të braktisim zotimin tonë për dialog dhe kompromis në mënyrë që të arrijmë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse, afatgjatë dhe të qëndrueshme. Që të vazhdojë ky dialog është e nevojshme të ndërpritet vendimi i Prishtinës për të vendosur tarifa 100% për produktet e Serbisë”.

Zariç theksoi edhe marrëdhënien e mirë me Shqipërinë pas takimeve të Ramës dhe Vuçiç në vitet e fundit.

“Një progres i madh është arritur në 4 vitet e fundit. Shkëmbimi i vizitave mes 2 kryeministrave në vitet 2014 dhe 2015 arritën një kontribut thelbësor në promovimin e dialogut dhe marrëdhënieve të dyanshme.

Dita shtetërore e Serbisë shënoi 215-vjetorin e saj që prej kryengritjes serbe kundër regjimit otoman në vitin 1804”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat