Serbisë i dhemb që do i paguaj borxh Kosovës edhe 22 vite, kaq është shuma

Lajme

Serbisë i dhemb që do i paguaj borxh Kosovës edhe 22 vite, kaq është shuma

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Liqeni i Ujmanit

Nga buxheti i Serbisë edhe më tutje shkojnë mjete për kredi me të cilat janë ngritur firmat dhe të cilat i fiton Prishtina. Deri më tani janë kthyer 750,21 milionë euro, në bazë të shqyrtimit kanë mbetur edhe 198,43 milionë euro shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Përderisa në Prishtinë krijohen rregullore në bazë të cilave Trepça përkthehet në pronësi të një shteti të papranuar, kreditë që ai kombinat metalurgjik i ka marr para shumë dekadave edhe sot e kësaj dite paguhen nga Serbia.

Kjo kompani ka ende borxhe ndaj Klubit të Parisit, port ë cilat i paguan Banka Popullore e Serbisë shprehet drejtori gjeneral i kombinatit Jovan Dimkiq. Kjo nuk është shembulli I vetëm, sepse borxhet që në Kosovë janë krijuar ndërmjet viteve 70-ta dhe 80-ta për mjetet me të cilat janë ndërtuar rrugë, hekurudha dhe projekte energjetike, Elektro-Kosova, ujësjellës dhe bujqësi nuk paguhen nga Kosova, por i janë servuar Beogradit, gjë që do të zgjas edhe 22 vjet.

Serbia ka marr obligimin për pagesa në bazë të borxhit të jashtëm të Kosovës ndaj kreditorëve ndërkombëtar pas ri programimit të nga viti 2002 dhe 2009 dhe në atë moment borxhi I Kosovës ishte 930,81 milionë euro. Serbia ka bërë këtë hap se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë.

Për shkak të kësaj në mbledhjen e fundit të OKB-së shefi I diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka shtruar pyetje Prishtinës: Nëse Kosova është e pavarur, pse Serbia paguan borxhet e juaja?

 Në shumën prej 930,81 milionë euro janë borxhe Bankës Ndërkombëtare për zhvillim (IBRD) nga 433,31 milionë euro, kreditorëve të Klubit të Parisit – 296,56 milionë euro, Klubit të kreditorëve të Londrës – 168,90 milionë euro, Kuvajtit 17,99 milionë, Bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës – 5,79 milionë euro, Eurofirma – 4,43 milionë euro, Libisë – 1,84 milionë euro, Çekosllavakisë (borxhi kliring) -1,56 milionë euro dhe Bankës Investuese Evropiane – o,43 milionë euro. 

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë nga viti 2002 deri më 31 janar 2019 në bazë të principalit dhe kamatës është kthyer pjesa e borxhit në vlerën 750,21 milionë euro, që do të thotë se obligimi i Serbisë, në bazë të principalit kanë mbetur edhe 198,43 milionë euro.

“Në bazë të rezultateve të planit fiskal, për shkak të suficitit të buxhetit dhe në synimit që pagesat e kohëpaskohshme të mblidhen nga periudha e shkuar. Serbia në fund të prillit 2018 përkohësisht dhe në tërësi ka paguar obligimet sipas kreditorëve të Klubit të Londrës” kanë thënë në Bankën Popullore të Serbisë, po ashtu në tërësi u pagua edhe borxhi ndaj Bankës në Zhvillim të Këshillit të Evropës, Eurofimës dhe Bankës Investuese Evropiane.

Pra aktualisht çështja e borxhit është: IBRD - 1,34 milionë euro, kreditorëve të Klubit të Parisit - 178,16 milionë euro, Libia - 3,42 milionë euro, Kuvajtit - 13,95 milionë euro dhe ish Çekosllavakisë (borxhi kliring) - 1,56 milionë euro. Kësti i fundit i IBRD arrin në vitin – 2031, Kuvajtit – 2034, kreditorëve të Klubit të Parisit me 2041.

Sa i përket borxhit ndaj ish- Çekosllavakisë në vitin 2018 është nënshkruar marrëveshja për rregullimin që ka të bëjë me republikën e Çekisë dhe borxhi do paguhet me një ratë. Po punohet në marrëveshjen me borxhin ndaj Sllovakisë, ndërsa ai me Libinë ende nuk është rregulluar.

Kush janë borxhlinjtë me të mëdhenj

Ndër borxhlinjtë më të mëdhenj nga territori i Kosovës borxhin e të cilës e paguan republika e Serbisë janë - "Trepça" (Mitrovicë), Elektroekonomia Kosova (Prishtinë), "Ibri" (Lepenc), Termoelektrana (Prishtina), Energjetika dhe gasifikimi (Obiliq), "Feronikeli" (Gllogovc), Kosovo RO në formim (Obiliq), "Zastava" Ramiz Sadiku (Pejë) dhe "Emin Duraku" (Gjakovë).

Vuçiq: Vështirë te marrëveshja

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se është koha për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, por kjo do të jetë shumë vështirë.

“ Do të jetë më vështirë se vështirësia e ferrit. Së pari duhet të hiqen taksat,ndërsa secila marrëveshje duhet të përfshijë lëvizjen e lirë të qytetarëve edhe mallrave. Përfundimi i mospajtimit mes Greqisë dhe Maqedonisë ishte më i lehtë” – ka thënë Vuçiq për Blumberg. përcjellë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat