Lansohet programi i bursave pëgratë në energji

Lajme

Lansohet programi i bursave pëgratë në energji

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:35
Ilustrim

Programi Women in Energy / Gratë në Energji, është program i bursave për gratë dhe vajzat kosovare, për studime në fusha që ndërlidhen me energjinë.

Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në lëndët STEM.

Millennium Foundation Kosovo (MFK) do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Grupi i parë i studenteve kosovare do të vendoset në Komunitetin e Zonës së Des Moines College, Iowa (DMACC), në fund të vitit 2019.

Ky është aktiviteti i parë i MFK, në përpjekje për të krijuar mundësi për pjesëmarrjen e grave kosovare në sektorin e energjisë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy / Gratë në Energji përfshijnë punë të paguar praktike në sektorin e energjisë dhe ndihmë grave ndërmarrëse

Ky program është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo, si dhe mbështetja bujare e sektorit privat kosovar dhe atij amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat