Ja me çfarë mesatare kishte diplomuar Agim Çeku

Lajme

Ja me çfarë mesatare kishte diplomuar Agim Çeku

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Artikulli i gazetes "Zeri i Rinise"

Në një artikull të nxjerrë nga arhivi i gazetës “Zëri I Rinisë” i cili tregon për periudhën kur gjeneral Agim Çeku sapo kishte përfunduar studimet në Akademinë e Ushtrisë Toksore në Beograd.

Bëhet fjalë për një numër të viteve ’80-ta, ku Çeku si 23 vjeçarë tregon se si ndihej I lumtur që me sukses 9.54, si asnjë student shqiptarë para tij, kishte përfunduar studimet dhe ishte bërë eprorë në armatën Jugosllave.

Në atë artikull, gjeneral Çeku vlerësohet si një djal i ri dhe ambicioz I cili suksesin e kishte arritur duke e bërë shok të ngushtë librin, për cka vetë ai I fton edhe të rinjët e tjerë që të angazhohen dhe të marrin pjesë sa më aktive në ushtrinë Jugosllave, të mësojnë e të gradohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat