Izetbegoviq: Nëse Serbia pranon Kosovën – të gjithë radarët kthehen nga Bosnja dhe Hercegovina

Lajme

Izetbegoviq: Nëse Serbia pranon Kosovën – të gjithë radarët kthehen nga Bosnja dhe Hercegovina

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:42
Bakir Izetbegoviq

Lideri i SDA-së Bakir Izetbegoviq ka thënë për “Zërin e Amerikës” nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës të gjithë radarët kthehen kah Bosnja dhe Herecegovina” transmeton Bota Sot”

Ai duke komentuar rezultatin e relacionit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ato mes Kosovës edhe Bosnjës theksoi se lidhja e vetme mes Kosovës edhe Bosnjës është se “pala e njëjtë ka shkaktuar dhunë si ndaj shqiptarëve në Kosovë edhe ndaj boshnjakëve në Bosnje”.

"Nuk mund të heshtim ndaj kësaj dhe duhet të përkujtojmë kur duan të ngrenë paralel. Kanë vendosur njerëzit në trena dhe kanë tentuar të zbrazin Kosovën. E dimë çka ka ndodhur në Bosnje dhe si kulmoi në gjenocid. Kjo nuk është krijim i krizës dhe fillimi i konflikteve të reja. Problemi niset nga ata, përsëri nga Beogradi ", ka thënë Izetbegoviq. 

Ai ka shtuar se, në rastin që Serbia pranon pavarësinë e Kosovës, të gjithë vëmendja dhe radarët kthehen nga Bosnja dhe Hercegovina. 

"Me propagandë do të bëjnë çdo gjë që të zbuten efektet në shoqërinë serbe, Ky do të jetë problem në Serbi, nëse ndodh dhe nuk di a do të ndodhë. Do të ketë zhurmë, vrull dhe apetite ndaj BeH ndërsa presioni do mbështete nga Banjalluka", tha Izetbegoviq dhe shtoi s mund të sprovohen reagimet  e bashkësisë ndërkombëtare, si amortizues, andaj do të vendoste në hapa të rinj apo të ndalen. Mendoj se nuk do të kenë guxim që të nisen në atë drejtim. Tentimi për të përfunduar projektin e Karaxhiqit që ka kulmuar me gjenocid, nuk do të them se kanë guxim në atë ", përfundoi ai. 

Duke komentuar iniciativën për shqyrtimin e emërtimit Republika Srpska, Izetbegoviq ka thënë se ai vetëm "ka ndezur dritën dhe ka ftuar përgjegjësit në krizën që veç ka ekzistuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat