Vuçiq: Pres nga BE të bëjë pëpjekje shtesë që Kosova të tërheq taksën

Lajme

Vuçiq: Pres nga BE të bëjë pëpjekje shtesë që Kosova të tërheq taksën

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Sam Fabrici dhe ka shprehur bindjen se BE do të bëjë përpjekje shtesë të ndikoj në Prishtinën të tërheq taksat, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Ekziston nevoja për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën kur taksa të shfuqizohet”, ka thënë Vuçiq në takim me Fabricio.

Ai ka shtuar se Beogradi është gati të gjejë një zgjidhje kompromisi duke theksuar se nuk ka alternativë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka shprehur falënderimin për mbështetjen e BE-së në rrugën e realizimit të reformave me qëllim “ jetës më të mirë të qytetarëve” sikurse edhe për faktin se BE është “partneri më i rëndësishëm tregtar me të cilin Serbia realizon 67 për qind të shkëmbimeve”.

Duhet të vazhdojmë rrugën evropiane të Serbisë, problemet me dialogun Beograd-Prishtinë, zbatimin e reformave politike dhe ekonomike si dhe problemet globale.

Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe kjo është shumë e rëndësishme për t’u mbështetur më tej nga BE-ja.

Fabrici ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësoje dialogun në mënyrë që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Beogradit dhe Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat