Ramë Lahaj iu përgjigjet mediave serbe me parakalimin e Ushtrisë

Lajme

Ramë Lahaj iu përgjigjet mediave serbe me parakalimin e Ushtrisë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Ramë Lahaj

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, realizoi një video-projekt për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me të, mediat serbe e cilësuan si të mërzitur videoklipin e tij i cili shfaqte territorin dhe Ushtrinë e Kosovës.

“Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Madhësia e territorit dhe ushtria e Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës’, shkruan mediat serbe.

 

Shqiptarët e mi të dashtun... ???? Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja. Ju faleminderit nga zemra! E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë. Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue.... ne jemi shumë... e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj. Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit. I juaji përgjithmonë Rame Lahaj —————————————————————-My dear Albanians... These days you have given me extraordinary pleasure and you filled my soul with your comments, congratulations and blessings. Thank you from the bottom of my heart! I started this project to remind everyone that invader couldn’t take from us the hope, the pride and the love for our country. The same can’t do even those who want to make bargains with our sacred borders, because every inch of them is covered in blood. You can’t take our hope! We love Kosovo and we will not leave, but one day we will bring it to where it belongs. We will make proud new generations that are full of life and they are witnessing to the world that we are the most healthy and creative youth in the world. I am posting this video as the best answer for Serbian journalists who didn’t liked my soldier and new boots.... we are many ... and ready to defend the country as we did for centuries. From the bottom of my heart I want to thank my friends Bes & Bled Bujupi, Arton Krasniqi and Latif Hasolli for their work on the video.

A post shared by Rame (@ramelahaj) on Feb 20, 2019 at 5:17am PST

Lahaj iu përgjigj sot përmes një videoje të gjithë gazetarëve serbë me parakalimin e Ushtrisë duke thënë “që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj”.

“Shqiptarët e mi të dashtun…
Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja.
Ju faleminderit nga zemra!
E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak.
Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.
Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat